Shahini: do mbroj të drejtën e të rinjve për të protestuar, por s’lejojmë që opozita…

Shahini: do mbroj të drejtën e të…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur thirrjeve të disa maturantëve dhe të rinjve në protestat e fundit që të kthehej nga ka ardhur.

Shahini, e cila me origjinë është nga Kosova akuzon opozitën që e kritikon për dialektin kosovar dhe prejardhjen duke ndjellur anti-shqiptarizëm tek të rinjtë.

Ministrja shprehet se është e rrezikshme për brezat e rinj që të mbillet sentiment anti- shqiptar dhe thotë se këtë nuk do të guxojë ta lejojë.

Më tej Shahini thotë se opozita ngaqë nuk ka argumenta përdor këto metoda por ajo shprehet se do të mbrojë të drejtën e të rinjve për të protestuar.

STATUSI NGA BESA SHAHINI:

Nuk e kam kuptuar kurrë se si disa përfaqësues të opozitës – deputetë të dorëhequr dhe në shërbim, këshilltarë dhe ish-këshilltarë – bashkë me portalet e tyre, ia kanë lejuar vetes të më kritikojnë prejardhjen dhe dialektin, duke shfaqur përçmim ndaj shqiptarëve që flasin si unë dhe në veçanti ndaj kosovarëve. Të thuhet “Kthehu prej nga ke ardhur!” ka qenë e papranueshme gjithmonë, por t’i thuhet një shqiptari me prejardhje nga Kosova në 2020-tën, është skandaloze!/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit