Shakira shpërthen në lot kur flet me një grua për Piquen

Shakira shpërthen në lot kur flet me…

Teksa ishte e buzëqeshur kur këndonte këngën e saj të re, Shakira u pa këtë javë duke qarë teksa bisedonte me një grua. E veshur me një kapele bejsbolli dhe një bluzë të zezë, Shakira i çoi djemtë e saj të cilët ka me Pique, Milanin, 10 vjeç dhe tetë vjeçarin Sasha, në dyqanet M&M në Times Square. 

Ndërsa djemtë e saj shikonin ofertat e mëdha, Shakira nuk dukej dhe aq në formë. Ajo u pa duke qarë dhe dukej e tronditur ndërsa fliste me një grua të paidentifikuar në dyqan. Nuk dihet se çfarë kanë folur, por dyshimet hanë se temë ka qenë Pique, duke qenë se vetë Shakira e ka pranuar se e ka pasur shumë të vështirë ndarjen. 

Duke folur me Jimmy Fallon në emisionin e së premtes mbrëma, Shakira tha se e kishte përdorur këngën e saj të re diss si një mënyrë të shëndetshme për të kanalizuar emocionet e saj. 

Ajo dhe ish-ylli i Barcelonës 36-vjeçari, Pique, u ndanë vitin që shkoi dhe Pique nuk vonoi shumë për të zyrtarizuar marrëdhënien e tij të re me Clara Chian. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit