SHBA, 9 persona humbin jetën nga përplasja e dy automjeteve

SHBA, 9 persona humbin jetën nga përplasja…

Njw aksident tragjik u regjistrua të premten, në perëndim të Wisconsin të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një furgoni nga një mjet tjetër në një kryqëzim në një autostradë të Wisconsi-t.

Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit që përplasi furgonin dhe 8 persona nga ky i fundit. Guvernatori Tony Evers tha përmes platformës X se ai dhe gruaja e tij ishin të pikëlluar nga përplasja tragjike.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që janë përfshirë, si dhe reaguesit e parë që punuan shpejt për të ofruar mbështetje në vendngjarje”, tha Evers.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit