SHBA/ Arrestohet anëtari i Gardës Kombëtare që nxorri dokumentet e Pentagonit

SHBA/ Arrestohet anëtari i Gardës Kombëtare që…

Policia Federale e SHBA (FBI) për daljen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit ka arrestuar një djalë dhe po vazhdon operacionin e zbatimit të ligjit në North Dayton, Massachusetts.

I dyshuari është Jack Teixeira, 21 vjeç dhe ishte drejtuesi i Thug Shaker Central, një grup në internet prej 20-30 anëtarësh që ndanin dashurinë për armët, memet raciste dhe videolojërat.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder e përshkroi publikimin e informacionit si një “vepër kriminale të paramenduar”.

Kreu i grupit në internet që zbuloi dokumente të klasifikuara të Pentagonit është një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit”, raportoi sot New York Times. 

Departamenti i Drejtësisë ka nisur një hetim zyrtar paraprak që nga java e kaluar për rrjedhjen e informacionit, ndërkohë që Pentagoni aktualisht po vlerëson ndikimin e publikimit ndoshta më të dëmshëm të dokumenteve të klasifikuara amerikane në vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit