SHBA, arrestohet polici i Texas dhe bashkëshortja e tij për marrëdhënien seksuale me 17-vjeçaren

SHBA, arrestohet polici i Texas dhe bashkëshortja…

Një oficer policie në Texas dhe gruaja e tij janë arrestuar sot me akuza se kishin një marëdhënie seksualeme një vajzë 17-vjeçare.

Oficeri i qytezës Georgetown, 28 vjecari Samuel Tejeda, dhe bashkëshortja e tij Ashley Tejeda, të cilët kanë dy fëmijë, u dorëzuan në stacionin e policisë pas thirrjes për hetime mbi marrëdhënien e tyre seksuale me adoleshenten, raportonin mediat vendase.

Çifti Tejedas, të martuar në dhjetor 2019, janë akuzuar për akte seksuale me të mitur.

Autoritetet kishin hetuar çiftin prej muajit të kaluar kur morën një raportim se dyshja ishte përfshrië seksualisht me adoleshenten.

Autoritetet thanë se Tejeda e njihte personalisht adoleshenten dhe jo si rezultat i detyrës publike si oficer në Georgetown.

Ata shtuan se aktet seksuale nuk kishin ndodhur gjatë orarit të detyrës.

Çifti Tejedas përballet me dy akuza për aktivitet seksual me një të mitur. Adoleshentja ka pranuar te autoritetet se ka bërë seks disa herë me oficerin Tejeda në kopshtin e shtëpisë së saj dhe në shtëpinë e çiftit në zonën Jarrell.

Ashley Tejeda raportohet se ka pranuar marrëdhënien seksuale me adoleshenten dhe bashkëshortin e saj.

Ajo u tha autoriteteve se ka regjistruar një nga aktet seksuale me celularin e saj, por e kishte fshirë videon kur mësoi për hetimet ndaj Samuel për çështjen.

Hetimet vazhdojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit