SHBA: Bleu dy hot dog, klienti lë bakshishin e majmë prej 16,000 dollarësh

SHBA: Bleu dy hot dog, klienti lë…

Një klient në një restorant në shtetin amerikan të New Hampshire la një bakshish shumë bujar prej 16,000 dollarësh pasi porositi dy hot dog me patate të pjekura.

Kamarierët në një bistro modeste në qytetin e Londonderry nuk e vunë re menjëherë shifrën e bakshishit të majmë nga një blerës i panjohur, njoftoi televizioni lokal.

Fatura, përfshirë taksat, ishte 37.93 dollarë për dy hot dog me salcë djegës dhe patate të pjekura dhe pije.

“O Zot, a e ke seriozisht?”, reagoi arkëtarja në restorant, e befasuar nga shuma, në një vend ku është zakon të lihet 15 deri në 20 përqind të vlerës së faturës si bakshish.

“Unë dua të të shpërblej, ti po punon shumë”, shpjegoi pronari i lokalit, i cilit ishte mbyllur për disa muaj gjatë pandemisë.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit