SHBA/ Burri mbjell farat misterioze kineze, rritet bima gjigante

SHBA/ Burri mbjell farat misterioze kineze, rritet…

Në vitin 2020, shumë njerëz në SHBA raportuan se kishin marrë pako me fara të çuditshme nga Kina. Ndonëse u këshilluan të mos i hapnin, një burrë zgjodhi që të mbillte farat. Përfundimi ishte rritja e një peme të madhe. 

Doyle Crenshawn, nga Arkansas, është një nga njerëzit e shumtë në vend që ka marrë një pako misterioze nga Kina që përmban fara. 

Zyrtarët qeveritarë u thanë njerëzve që të mos mbillnin farat për shkak të shqetësimeve se nuk dihet se ç’mund të ishin, por Crenshawn e kishte mbjellë të tijën. 

Bima filloi të rritej me shpejtësi dhe për pak kohë ai kishte para syve një bime gjigante. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë është saktësisht bima, Crenshawn mburrej me fruta të mëdha të bardha dhe lule portokalli, të cilat disa i krahasuan me një bimë kungujsh, raportojnë mediat e huaja.

Scott Bray i Departamentit të Bujqësisë në Arkansas shpjegoi pse kishte shqetësime për farat. Ai tha: “Shqetësimi ynë është në aspektin dëmtues; këto farëra mund të sjellin një bar të keq ose një insekt, ose një sëmundje bimore”.

Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për paketat dhe farat, zyrtarët thanë se ata besojnë se ato ishin pjesë e diçkaje të njohur si një ‘mashtrim’.

Arkansas nuk ishte i vetmi shtet që kishte marrë paketat e çuditshme. Rreth 27 shtete duke përfshirë Uashingtonin, Koloradon, Kentakin, Nevadën dhe Teksasin, raportuan se njerëzit morën pako të tilla që nuk i kishin porositur. Departamenti i Bujqësisë dhe Shërbimeve të Konsumatorit në Virxhinia raportoi se ata kishin marrë mbi 900 emaile nga njerëzit që u kishin dorëzuar pakot.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit