SHBA, çfarë parashikon operacioni ‘Legend’ i urdhëruar nga Presidenti Trump

SHBA, çfarë parashikon operacioni ‘Legend’ i urdhëruar…

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që t’i japin fund me çdo kusht trazirave të majta dhe kriminalitetit që ka mbushur rrugët e qyteteve kryesore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi nisjen e operacionit ‘Legend’ në SHBA.

Operacioni synon të luftojë krimin në rritje në disa prej qyteteve kryesore amerikane.

Ai e ka marrë emrin nga një vogëlush 4-vjeçar, i quajtur LeGend Taliferro, i cili u vra teksa ishte në gjumë në shtëpinë e tij në Kansas.

Mamaja e djalit ishte në krah të presidentit kur bëri shpalljen e operacionit.

Trump tha se, agjentë të FBI-së, Shërbimit të Marshallëve dhe agjencive të tjera federale, do punojnë me policinë lokale për të luftuar krimin.

Por vendimi nuk është pritur mirë nga disa zyrtarë vendorë, në qytetet e drejtuara nga demokratët.

Presidenti i ka akuzuar demokratët se, po tregohen të butë ndaj krimit. Kurse demokratët e shohin këtë si manovër elektorale.

Me nisjen e pandemisë, SHBA ka njohur një rritje të krimeve të dhunshme në qytete.

Ekspertët thonë se, kjo ka lidhje me rritjen e papunësisë dhe situatën sociale.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit