SHBA godet Irakun dhe Sirinë, Lindja e Mesme në kaos mes luftës në Rripin e Gazës

SHBA godet Irakun dhe Sirinë, Lindja e…

Forcat e ushtrisë amerikane kanë lëshuar sulme ajrore në dhjetëra vende në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane të premten, si hakmarrje për sulmin me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani fundjavën e kaluar.

Në sulmet ajrore janë goditur më shumë se 85 objektiva ku përfshihen Shtabi i Komandës dhe Kontrollit, Qendrat e Inteligjencës, raketat, vendet e ruajtjes së dronëve dhe municioneve dhe objekte të tjera që ishin të lidhura me milicitë ose Forcën Quds të IRGC-së, Ekspedita e Gardës e cila është një njësi që merret me marrëdhëniet e Teheranit dhe armatosjen e milicive rajonale.

Zyrtarët amerikanë deklaruan se ky është hapi i parë i kundërpërgjigjes ndaj sulmit me dron që vrau në fundjavë tre ushtarakë amerikanë në Jordani.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar prej ditësh se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen ndaj grupeve paramilitare dhe kanë bërë të qartë se nuk do të jetë një sulm i vetëm dhe se do të jetë një përgjigje me disa faza.

Iraku paralajmëroi se sulmet do të sillnin pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe rajonit.

Sipas Qeverisë Irakiane të paktën 16 persona, përfshirë civilë janë vrarë dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur në vend si rezultat i sulmeve të kryera nga ushtria amerikane gjatë natës. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut vetëm në Siri janë vrarë 18 paramilitarë pro-iranit.

Iraku ka thirrur Ambasadorin Amerikan pas sulmeve ajrore ku raportohet se Ministri i Jashtëm i Iranit ka thirrur të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad për t’i dorëzuar një memorandum zyrtar proteste mbi sulmet ajrore të cilat nisën gjatë natës.

Yahya Rasool, Zëdhënësi i kryeministrit të Irakut i ka konsideruar sulmet si shkelje të sovranitetit të vendit dhe parlajmëroi pasoja katastrofike për rajonin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit