SHBA/Gruaja qëllon me plumb në kokë një grua tjetër dhe ikën me qetësi

SHBA/Gruaja qëllon me plumb në kokë një…

New York Post publikon një video ku një grua me revole në dorë i afrohet një gruaje tjetër dhe e qëllon në kokë në mes të turmës.

Ngjarja është regjistruar në rrugën Prospect Heights në Brooklyn.

Më pas gruaja e qetë hipën në makinë e ikën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Viktima është identifikuar si Delia Johnson, 42 vjeçe. 

Gruaja afrohet e qëllon direkt në kokë, në momentin kur ajo po diskutonte me disa persona. Pasi viktima u rrëzua e qëlloi edhe me disa plumba të tjerë. Njerëzit vraponin për t’i shpëtuar vdekjes

Burimet nga policia i thanë Fox News se kishin identifikuar autoren dhe po punojnë për arrestimin e saj.

Vëllai i viktimës tha për Daily News se autorja mund ta kishte ndjekur të motrën e cila kishte qenë në një funeral të një miku. “E tmerrshme. Gruaja më vrau motrën” thotë ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit