SHBA i jep goditjen e fortë Tik Tok-ut, miratohet projektligji për heqjen e aplikacionit kinez

SHBA i jep goditjen e fortë Tik…

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka kaluar një projektligj që mund të çojë në heqjen e TikTok-ut në të gjithë dyqanet e aplikacioneve në SHBA nëse gjigandi teknologjik kinez ByteDance nuk shet aksionet e veta në platformë brenda gjashtë muajve. Ky projektligj do t’i shkojë tashmë Senatit, gjë për të cilën është e paqartë se si do të votojnë anëtarët e saj. Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta dekretojë ligjin nëse kalon në Senat.

BBC shkruan se ky vendim i sotëm i hap rrugën një ndalimi kombëtar të TikTok-ut në SHBA. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve është vetëm hapi i parë. Hapi i dytë është dhoma tjetër e Capitol-it, Senati, ku do të shqyrtohet nga senatorët amerikanë. Disa prej tyre mund të kenë qasje të ndryshme nga ata në Dhomën e Përfaqësimit. Drejtuesi i shumicës së demokratëve në Senat, Chuck Schumer, nuk ka treguar publikisht se si ata planifikojnë që të vazhdojnë në të ardhmen për këtë çështje.

Projektligji për TikTok-un kishte emrin Ligji për Mbrojtjen e Amerikanëve nga Aplikacionet e Kontrolluara nga Kundërshtarët e Huaj. Pro saj votuan 352 Përfaqësues duke kaluar 2/3 e anëtarëve të kësaj Dhome.

Ata që votuan pro projektligjit sot janë të idesë që ky aplikacion kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-së. Shqetësimet bazohen kryesisht në idenë se kompania mëmë e TikTok-ut, ByteDance, mund të detyrohet nga qeveria kineze që të dorëzojë të dhëna për përdoruesit e huaj.

Një vit më parë, Komisioni Europian i urdhëroi anëtarët e stafit që ta heqin aplikacionin TikTok nga celularët. Këtë vendimi e kanë argumentuar si masë për të mbrojtur të dhënat dhe për të rritur sigurinë kibernetike.

Hapa të ngjashme kanë marrë edhe qeveri dhe zyrtarë në Europë me frikën se të dhënat mund të aksesohen nga Pekini. Pasi Brukseli mori hapin për të ndaluar përdorimin e rrjetit social nga administrata, një propozim i tillë u bë edhe në vendin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit