
Një nëndetëse e aftë për të transportuar deri në 154 raketa të tipit Tomahawk është vendosur në Lindjen e Mesme nga Marina e Shteteve të Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës ditën e sotme, duke e paraqitur si një shfaqje force ndaj Iranit pas tensioneve të fundit. Një zëdhënës i Flotës së 5-të me bazë në Bahrein tha se nëndetësja bërthamore, u nis ng King Bei në Xhorxhia dhe kaloi përmes Kanalit të Suezit të premten.
“Flota e 5-të patrullon ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik përmes së cilës kalon 20% e të gjithë naftës. Ky rajon përfshin ngushticën Bab el-Mandeb jashtë Jemenit dhe Detin e Kuq që shtrihet deri në Kanali e Suezit, që lidh Lindjen e Mesme me Detin Mesdhe. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli kanë akuzuar Iranin për sulmet ndaj çisternave të naftës dhe anijeve tregtare gjatë viteve të fundit, akuza që Teherani i ka mohuar”, raporton VOA.