SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut

SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të…

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia bashkërisht kanë dënuar lëshimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut.

Ky njoftim erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bisedoi me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, tha Shtëpia e Bardhë më 4 tetor.

Biden përsëriti se SHBA-ja “është e përkushtuar për mbrojtjen e Japonisë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë mbi Japoni”, u tha në deklaratë.


“Liderët bashkërisht dënojnë testin e raketës, e shohin atë si kërcënim për popullin japonez, destabilizimin e rajonit dhe shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”
, u shtua në deklaratë.

Biden dhe Kishida po ashtu konfirmuan se do të vazhdojnë të koordinojnë përgjigjen e tyre të përbashkët, me Korenë e Jugut dhe komunitetin ndërkombëtar.

Më 4 tetor, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit