SHBA/ Katër të plagosur pas të shtënave në kompleksin e apartamenteve në Los Anxhelos

SHBA/ Katër të plagosur pas të shtënave…

Katër persona u plagosën në Los Anxhelos, pas disa të shtënave me armë që shpërthyen pranë një kompleksi apartamentesh në qendër të qytetit.

Të shtënat kanë ndodhur në një kompleks apartamentesh pranë bllokut 100 të rrugës Ingraham në Los Anxhelos rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës.

Dëshmitarët okularë raportojnë se sulmuesi drejtonte një fuoristradë të markës BMW me ngjyrë të bardhë. Tre nga të plagosurit përshkruhen si burra me ngjyrë midis moshës 25 dhe 30 vjeç, ndërsa e katërta përshkruhet si një grua hispanike 40-vjeçare. 

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në dhomën e postës së kompleksit. Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes dhe katër të plagosurit u dërguan në spitalin lokal për trajtim. Sipas informacioneve gjendja e tyre është e qëndrueshme. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit po heton ngjarjen. I dyshuari është në kërkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit