SHBA kërkon të vaksinohet 70% e popullsisë botërore brenda 2022

SHBA kërkon të vaksinohet 70% e popullsisë…

Reuters ka publikuar një dokument i cili tregon se SHBA kërkon që 70% e popullsisë së botës të jetë e vaksinuar brenda vitit 2022.

Sipas artikullit të Reuters, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion udhëheqësve të botës të miratojnë atë që ata e quajnë objektiv ambicioz për t’i dhënë fund një shpërthimi të ri të koronavirusit që përfshin vaksinimin e 70% të popullsisë deri në vitin 2022.

Një dokument prej tre faqesh, i drejtohet shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat të ftuar në një samit online të planifikuar nga SHBA-të.

SHBA kërkon përmes këtij dokumenti që vendet prodhuese të dhurojnë 1 miliardë doza shtesë vaksine dhe të përshpejtojnë shpërndarjen e 2 mld dozave të vaksinës për të cilat janë zotuar deri tani.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre konfirmoi objektivin e vaksinimit prej 70%, por nuk dha detaje mbi samitin ose dokumentin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit