SHBA, koronavirusi shkakton 1883 viktima në 24 orët e fundit

SHBA, koronavirusi shkakton 1883 viktima në 24…

SHBA vijon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të infektuar dhe viktima në botë. Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA ka shkuar në 1 131 492, nga të cilët 65 776 kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit në SHBA kanë vdekur nga koronavirusi 1883 persona sipas të dhënave të fundit të Johns Hopkins University. Në SHBA janë edhe 165 000 mijë të shëruar nga koronavirusi.

New York-u është më i godituri nga COVID-19 dhe me rreth 19 mijë viktima ai konsiderohet epiqendra e virusit në SHBA.

Ditën e djeshme gurvernatori i New York-ut deklaroi se shkollat nuk do të hapen për këtë vit shkollor dhe se shtatori është muaji që ende po diskutohen nëse do të hapen apo jo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit