SHBA kryeson listën e të infektuarve në botë/ Ja sa persona kanë humbur jetën dhe janë shëruar nga Covid-19

SHBA kryeson listën e të infektuarve në…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbajnë numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën.

Të dhënat zyrtare të Universitetit “John Hopkins”, raportojnë se numri i të prekurve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar 3,544,281.

Në SHBA janë konfirmuar 1,166,083 të infektuar, ndërsa në vend të dytë renditet Spanja me 217,466 raste, duke u pasuar nga Italia me 211,938 raste dhe Mbretëria e Bashkuar me 191,827 raste.

Ndërkohë, përsa i përket numrit të viktimave, renditja është e përmbysur, pasi në krye të listës qëndron Italia me 29,079 fatalitete, e pasuar nga Mbretëria e Bashkuar me 28,734 fatalitete dhe Spanja me 25,264 fatalitete.

Në total numri i vdekjeve nga ky virus ka kapur shifrën e 248,169 personave, ndërsa janë shëruar 7,123,222 pacientë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit