SHBA, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 ballë në Nju Xhersi, pezullohen fluturimet

SHBA, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 ballë…

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur mëngjesin e sotëm në New Jersey sipas institutit gjeofizik amerikan, Usgs. Lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e Nju Jorkut, si dhe në Filadelfia dhe Boston. Disa aeroporte në zonë kanë pezulluar përkohësisht fluturimet.

Tërmeti, i cili zgjati rreth 20 sekonda, është ndjerë qartë në Nju Jork , por edhe në qendra të tjera të mëdha në Bregun Lindor Amerikan, duke përfshirë Filadelfia dhe Boston , sipas raportimeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se epiqendra ishte afër Libanit, në shtetin e Nju Xhersit, rreth tetëdhjetë kilometra në perëndim të Mollës së Madhe dhe rreth 5 kilometra e thellë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit