SHBA merr vendimin e papritur në lidhje me kampionatin e futbollit

SHBA merr vendimin e papritur në lidhje…

Rikthimi i Major League Soccer është disa javë larg. Për herë të parë, pasi kampionati u ndërpre, për shkak të pandemisë së koronavirusit, skuadrat e MLS do të zbresin në fushën e lojës më datën 8 korrik.

Lajmi u dha nga Komisioneri i Major League Soccer (MLS) Don Garber.

Ndërsa përfundimi i kampionatit do të jetë më 11 gusht. Të gjitha takimet do të zhvillohen në kompleksin “Disney World” në Florida.

SHBA-ja është vendi i parë në botë ku kanë vdekur më shumë njerëz prej koronavirusit (114,757).

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit