SHBA miraton testin e ri për Cóvid, kushton 5 dollarë dhe rezultati del për 15 minuta

SHBA miraton testin e ri për Cóvid,…

FDA, Administrata e ushqimit dhe ilaçéve në Amerika, ka dhënë aprovimin për përdorimin e një tjetër testi, për zbulimin e korónavirúsit.

Testi përdoret nga labóratorët Abbott, dhe ndihmon në plotësimin e nevojës për testime të shpejta për të ndaluar përhapjen e virusit në SHBA.

Abbott planifikon të japë dhjetëra miliona prova në shtator.

Pritet që të rritet prodhimi në 50 milionë teste në tetor.

Një test, që është pothuajse sa një kartë bankare, kushton 5 dollarë.

Ai mund të bëhet nga mjekë, infermierë dhe asistentë mjekësorë.

Rezultatet janë gati për 15 minuta.

Ky test quhet BinaxNOW CÓVID-19 Ag Card, dhe duhet të bëhet brenda shtatë ditëve nga ndjesia e parë e simptómave të korónavirúsit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit