SHBA nuk vonon hakmarrjen për sulmin në aeroportin e Kabulit, vritet organizatori i ISIS-K

SHBA nuk vonon hakmarrjen për sulmin në…

Me një bastisje të synuar të kryer me dron në provincën e Nangaharit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës goditën dhe vranë një nga organizatorët e ISIS-k, organizata e cila mori përsipër sulmin në aeroportin e Kabullit, në të cilën 200 afganë dhe 13 ushtarë amerikan humbën jetën.

Kush është militanti i vrarë: Identiteti i militantit nuk është zbuluar por Pentagoni e cilësoi si një nga organizatorët e kësaj organizate. Sipas thashethemeve ai po planifikonte sulme në të ardhmen por nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet në Kabul.

 “Ne besojmë se ky terrorist ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve të ardhshme në Kabul,” raporton një zyrtar i administratës i cituar nga media amerikane. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit