SHBA| Poetja bëhet gruaja e parë me ngjyrë që shfaqet në një monedhë amerikane!

SHBA| Poetja bëhet gruaja e parë me…

Në SHBA është hedhur në treg një monedhë me imazhin e poetes Maya Angelou. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Amerikë, teksa aktivistja, Maya Angelou, është gruaja e parë me ngjyrë që shfaqet në një monedhë amerikane. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen deklaroi se monedhat me figurën e Angelou janë pjesë e Programit Amerikan të Grave në monedha. Sa i përket jetës së Angelou, sipas caribbeannationalweekly.com, poetja që tashmë ka imazhin e saj në monedhën amerikane, u bë e njohur me botimin e autobiografisë së saj “I Know Why the Caged Bird Sings” në vitin 1969. Aktivistja punoi edhe me udhëheqësit e të drejtave civile Martin Luther King, Jr. dhe Malcolm X, teksa vdiq në vitin 2014 në moshën 86 vjeçare. Angelou recitoi poemën në ceremoninë e inaugurimit të parë presidencial të Bill Clintonit. Në vitin 2010 Barack Obama e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit