SHBA pranon se ka vrarë 10 civile të pafajshëm në Kabul: I vrau droni ynë

SHBA pranon se ka vrarë 10 civile…

Pentagoni pranoi se sulmi me dron në Kabul pak para tërheqjes së trupave amerikane goditi një makinë të gabuar dhe vrau 10 civilë të pafajshëm. Gjenerali Kenneth McKenzie, i Komandës Qendrore të SHBA foli për një “gabim tragjik” dhe duke ofruar ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave. 7 nga 10 të vdekurit ishin fëmijë.

Pavarësisht dyshimeve që u shfaqën në mediat amerikane dhe ankesave të familjeve të viktimave, deri më tani Pentagoni kishte mbrojtur “goditjen” e 29 gushtit duke deklaruar se ishte parandaluar një sulm vetëvrasës të drejtuar për në aeroportin e Kabulit.

“Është e pamundur që automjeti i goditur dhe njerëzit në bord të ishin të lidhur me Isis-K ose një kërcënim të drejtpërdrejtë për forcat amerikane. Shoferi ishte një punonjës i një organizate humanitare amerikane.

Ky sulm u nis me besimin e fortë se do të pengonte një kërcënim të afërt për forcat tona dhe evakuuesit në aeroport, por ishte një gabim dhe unë kërkoj falje të sinqerta” – tha McKenzie. Sipas CNN, gjenerali prandaj mori “përgjegjësinë e plotë për incidentin”. Javët e fundit, Pentagoni kishte raportuar vdekjen e të paktën një ndërmjetësi të ISIS-K dhe 3 civilëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit