SHBA/ Shqiptari vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

SHBA/ Shqiptari vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Florida të SHBA-së. Në Clearwater të Florida, ku 34-vjeçari shqiptar Renato Muhaj vrau me armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajën e tyre 8 vjeçe Alesia Muhaj.

Pas ngjarjes, Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn.

Policia e gjeti 8-vjeçaren Alesia Muhaj brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj. Sipas Departamentit të Zbatimit të Ligjit në Florida, Alessia ishte me babanë e saj 34-vjeçarin Renato Muhaj dhe udhëtonte me një Kia Sportage ari të vitit 2017. Renato Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit