SHBA-të, një tjetër ndihmë modeste Shqipërisë për të luftuar koronavirusin

SHBA-të, një tjetër ndihmë modeste Shqipërisë për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një tjetër ndihmë modeste për Shqipërinë, në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, shkruan në një status në profilin zyrtar në “Facebook” se, qeveria e SHBA-ve ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për Shqipërinë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”,- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit