
Mes të plagosurve është edhe një e mitur.
Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një paradë karnavalesh në New Orleans, SHBA.
Mediat e huaja shkruajnë se Policia arrestoi një të dyshuar, pa bërë të ditur identitetin e tij, vetëm disa minuta pas të shtënave dhe forcat e sigurisë gjetën dy armë në vendngjarje.
Të plagosurit janë transportuar në spital. Ata raportohet se janë një vajzë e mitur, një grua dhe dy burra.
Rruga ishte e mbushur me familje me fëmijë të vegjël që shijonin paradën kur dëgjuan të shtënat me armë, thanë dëshmitarët. Kaosi pasoi ndërsa njerëzit vrapuan, u mbuluan dhe u përpoqën të mbronin fëmijët e tyre.
Parada u ndërpre përkohësisht pas të shtënave.