SHBA vendos Shqipërinë në listën e 10 vendeve që nuk duhet të vizitohen për shkak të Covid-19

SHBA vendos Shqipërinë në listën e 10…

Shqipëria është renditur ne listën e 10 vendeve që SHBA i konsideron të rrezikshme për t’u vizituar për shkak të situatës së Covid-19.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka shtuar edhe 10 destinacione të tjera në listën e vendeve ku nuk është e këshillueshme të udhëtohet, në sajë të rrezikut të lartë ndaj Covid-19.

Vendet e caktuara në listë janë: Afganistani, Shqipëria, Beliza, Grenada, Izraeli, Lituania, Mauritius, Serbia, Sllovenia , Saint Kitts dhe Nevis.

Qendra amerikane i ka caktuar këto vende si “Niveli 4: rrezik shumë i lartë”, duke u bërë thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në këto destinacione nëse nuk janë vaksinuar plotësisht. Kriteret e CDC-së i përcaktojnë vendet e “Nivelit 4” si ato që raportojnë më shumë se 500 raste për 100,000 banorë, në 28 ditët e fundit.

Gjithashtu, CDC përcaktoi Australinë, Brazilin, Etiopinë dhe Rumaninë si “Niveli 3: rrezik i lartë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit