SHBA, vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë nga policia, autopsia: Përjashtohet asfiksimi ose mbytja, reagojnë familjarët

SHBA, vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë nga…

Dali rezultatet e autopsisë së 46-vjeçarit me ngjyrë në SHBA, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

“Nuk ka elementë fizikë që mbështesin një diagnozë të asfiksimit traumatik ose mbytjes” –shkruhej në kartelën mjeko ligjorë.

“Efektet e kombinuara të bllokimit nga policia, sëmundjet e kaluara dhe disa substanca toksike në trup kanë kontribuar në vdekjen e George Floyd”- thuhej më tej.

Ndërkohë familjarë e 46-vjeçrit nuk janë dakord me rezulatet e autopsisë dhe nëpërmjet avokatit të tyre kanë kërkuar të bëhët një autopsi e pavaruar.

Ndërkohë që prej ditës së hënën kur u vra George Floyd në disa shtete në SHBA kanë nisur protestat. Nuk kanë munguar protestat edhe në vende si Minesota, Kaliforni dhe Neë York. Manifestuesit u përballën me ndërhyrjen e ashpër të policisë, teksa në disa zona dogjën godina dhe automjete.

Qindra persona manifestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi të të ndjerit, ndërsa brohorisnin fjalët e tij të fundit: “Nuk marr dot frymë”.

Për këtë vrasje, Policia ka arrestuar ofiverin Derek Chauvin. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se ai është akuzuar për vrasje megjithëse ende nuk dihet se cili është dënimi që do të marrë.

/Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit