SHÇBA jep detaje të reja në lidhje me arrestimin e gardianit

SHÇBA jep detaje të reja në lidhje…

Përpos përfshirjes në vjedhje një punonjës i Gardës së Republikës, ishte vënë nën hetim edhe për lëndë narkotike.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, bën me dije se gardiani me gradën Rreshter, Aleks Kala, 31 vjeç, ishte hetuar prej disa muajsh edhe për shitjen e lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Më datë 15.06.2020, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr.2 Tiranë, realizoi ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për një punonjës të Gardës së Republikës, si dhe 6 shtetasve të tjerë, ndërkohë që një shtetas tjetër u shpall në kërkim.

Ndalimi i Punonjësit të Gardës së Republikës, Rreshter A. K., 31 vjeç, u bë pas një hetimi me metoda speciale për një periudhë disa mujore, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, ndaj tij është regjistruar procedimi penal për veprat “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtje e municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore”.

Pas kryerjes së ekzekutimit të urdhrave të ndalimit, ndaj këtij subjekti dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në këto aktivitete kriminale, u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një numër i konsiderueshëm aparatësh celularë si dhe automjete.

Materialet e mësipërme ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime më të thelluara.

SHÇBA vijon punën në bashkëpunim me Sektorin Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P Tiranë për identifikimin e lidhjeve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si edhe grumbullimin e provave dhe fakteve në kuadër të Procedimit të regjistruar për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit