Shefat e Rrumbullakut në lartësinë e detyrës/ Nën hetim një prej tyre, i mori 10 mijë € një Call Centeri

Shefat e Rrumbullakut në lartësinë e detyrës/…

Kryepolici Met Rrumbullaku deklaroi fjalimin propagandistik të mbajtur për media të mërkurën e 26 prillit se asnjë drejtues i policisë nuk është i përfshirë në veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe me detyrën. Nuk kaloi as 24 orë nga kjo deklaratë dhe një shef krimesh në Tiranë vihet nën hetim për korrupsion dhe mitmarrje. Në hetim është vënë shefi i krimit ekonomik Erion Ismaili.

Detyra e tij ishte të gjurmonte aktivitetet e paligjshme të cilat rëndonin buxhetin e shqiptarëve si dhe mashtronin me skema të ndryshme. Mirëpo shefi i krimit u josh nga krimi dhe nga luftues i këtyre fenomeneve, u bë palë me to duke shijuar paratë e pista. Dyshohet se ai i ka marrë 10 mijë euro “Call Center” në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontrolle në këtë call center ku sekuestroi disa kompjuter dhe pajisje të tjera. Gjatë këtij operacioni që u zhvillua më datën 15 prill, u arrestuan Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj. Ky i fundit është zyrtar i lartë në UKT. Në momentin që policia i ka shkuar subjektit për kontroll, ata kanë kontaktuar me Karajn. Ky i fundit me mesazhe dërguar administratoreve të Call Centerit është shprehur se i ka dhënë 10 mije euroshin Erion Ismailit me qëllim që ky biznes të mos prekej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit