Shefi i CIA: Armëpushim në Gaza për Bajram

Shefi i CIA: Armëpushim në Gaza për…

Mediat izraelite dhe egjiptiane shkruajnë se bisedimet për vendosjen e armëpushimit në Gaza kanë shënuar progres. Ndërkohë që Kajro po vijon raundi i negociatave, ka qenë i pranishëm edhe drejtori i CIA-s William Berns, i cili ka propozuar që armëpushimi të vendoset para festës së Bajramit të Madh, kur myslimanët të përfundojnë agjërimin.

Shtetet e Bashkuara, aleatet më të mëdha të Izraelit, kanë kërkuar javën e kaluar një armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, si dhe rritje të ndihmave që duhet të hyjnë në Gazë.

Ditën e djeshme Izraeli tërhoqi  trupat nga Gaza Jugore duke u larguar nga qyteti Khan Junis, pas gjashtë muajsh luftime të ashpra. Por pavarësisht tërheqjes nga gaza Jugore, duket se Izraeli nuk heq dorë nga ofensiva e mundshme në zonën e Rafahut, ku janë zhvendosur me mijëra palestinezë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit