Shefi i diplomacisë gjermane: Marrëveshja me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Shefi i diplomacisë gjermane: Marrëveshja me Kosovën,…

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, thotë se rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo do të thotë se njerëzve duhet t’u shpjegohet përfitimi, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë”,- ka thënë Mass, për gazetën serbe “Kurir”, përcjell Telegrafi.

Ai thë se rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër Serbisë.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Me këtë hapet mundësia e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja, do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”,- tha diplomati gjerman.

I pyetur nës Ballkani ende paraqet një rrezik të mundshëm për BE-në, duke pasur parasysh historinë e konflikteve të viteve ’90-të, Mass tha se për fat të mirë, koha e konflikteve të përgjakshme të viteve nëntëdhjetë ka kaluar.

“Sidoqoftë, paqja e qëndrueshme është më shumë sesa mungesa e konfliktit të armatosur. ‘Projekti i Paqes në Bashkimin Evropian’ në dekadat e fundit ka qenë një bekim i vërtetë për Gjermaninë, për Evropën. Pikërisht për këtë arsye Gjermania mbron zgjerimin e Bashkimit Evropian në vendet Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i këtyre vendeve në Bashkimin Evropian është çelësi për një stabilitet më të madh, bashkëpunim dhe paqe të qëndrueshme”, – tha Mass.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit