Shefi i komisariatit të Policisë Elbasan me Land Rover, sjellje të rrezikshme në autostradë

Shefi i komisariatit të Policisë Elbasan me…

Një incident i ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë ka ngritur shqetësime në lidhje me sjelljen e papërshtatshme të një zyrtari të lartë të policisë.

SHIKO VIDEON 1

SHIKO VIDEON 2

Shefi i Komisariatit të Policisë në Elbasan i cili lëviz me një mjet tip Land Rover me targa AA 450 ZL ka “terrorizuar” drejtuesit e tjerë të automjeteve në autostradën Elbasan-Tiranë.

Sipas drejtuesit të mjetit që ka denoncuar situatën, ky veprim i rrezikshëm ndodh çdo ditë, duke ngritur pikëpyetje nëse do të ndërmerren masa disiplinore ndaj tij.

Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët e shqetësuar kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga autoritetet për të ndaluar këtë sjellje të papranueshme, duke kërkuar që të sigurohet siguria e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit