Shefi i kuzhinës me yje Michelin shton 'spermë' në menunë e restorantit të njohur

Shefi i kuzhinës me yje Michelin shton…

Një kuzhinier me yje Michelin po mendon të shtojë spermë, në menynë e restorantit të tij të njohur spanjoll, në Madrid, pasi u ftua ta provonte atë në Japoni.

Dabiz Muñoz, një kuzhinier me yje Michelin, me sa duket ishte ftuar nga shefi japonez Hiro Sato të provonte një pjatë të quajtur shirako.

Shirako, është një pastë e bardhë e bërë nga sperma e peshkut, e cila shërbehet kryesisht mbi oriz apo edhe mbi krem. Sperma kryesisht nxirret nga peshku puffer, murgu dhe ndonjëherë edhe merluci.

Megjithatë, nxjerrja e shirakos ose ‘spermës së peshkut’ nga vertebrorët ujorë është mjaft e vështirë. Një kuzhinier i talentuar duhet të ndajë me kujdes qeset e spermës përpara se të nxjerrë spermën me ngjyrë rozë ose të bardhë.

Ndërsa pjata nuk është shumë e njohur jashtë Japonisë, disa rajone e kanë përfshirë atë në jetën e tyre të përditshme me një emër tjetër.

Për shembull, rumunët nxjerrin spermën e peshkut nga krapi i lumit dhe e përdorin atë për të bërë ‘lapti’, të cilat vegjetarianët gjithashtu mund ta rikrijojnë duke përdorur patate, kërpudha dhe patëllxhan./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit