Shefi i NATO-s: Fitorja e Rusisë do të ishte fatkeqësi jo vetëm për Ukrainën, por edhe për BE dhe SHBA

Shefi i NATO-s: Fitorja e Rusisë do…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është shprehur i bindur se Uashingtoni do të vazhdojë të dërgojë ndihmë ushtarake dhe financiare në Kiev.

Ai ka theksuar se fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte një fatkeqësi jo vetëm për ukrainasit por edhe për të gjithë Europën dhe Amerikën.

Ndër të tjera, duke komentuar situatën në Ukrainë, Stoltenberg, në një intervistë ekskluzive për gazetën amerikane Politiko, theksoi se sukseset e Kievit në fushën e betejës nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e NATO-s.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit