Shefi i Urgjencës Kombëtare: Nuk dihet më sa të infektuar me COVID janë në Shqipëri

Shefi i Urgjencës Kombëtare: Nuk dihet më…

Transmetimi i Covid-19 “është komunitar, nuk është më vatër ku dihet sa të infektuar janë. E kemi parë që në të gjithë qytetet kryeson Tirana, Durrësi, me infektimet, sepse nuk dihet më se ku mund të infektohesh”.

Deklarata bëhet nga shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Autoritetet shëndetësore në vend duhet të ndryshojnë strategji, dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit:

Në rastin e transmetimit komunitar, identifikimi i rasteve individuale, gjurmimi i kontaktit dhe karantinimi nuk janë më të nevojshme.

Burimet duhet të përqendrohen në monitorimin e përhapjes dhe karakteristikave të virusit, identifikimin dhe administrimin e rasteve të rënda, parandalimin e transmetimit të mëtejshëm të virusit, lehtësimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor, informimin e publikut dhe zvogëlimin e ndikimit të përgjithshëm të virusit në shoqëri dhe në ekonomi.

Autoritetet duhet të mbikëqyrin përhapjen gjeografike, intensitetin e transmetimit, popullsinë e prekur, veçoritë virologjike dhe ndikimet në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Strategjitë e testimit duhet të zhvendosen drejt monitorimit të intensitetit të transmetimit.

Gjithashtu, çdo kufizim hyrje që ka për qëllim ndalimin e rasteve me COVID-19 nuk është më e nevojshme dhe duhet të tërhiqet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit