Shefi italian i policisë përdor shqiptarin për tu hakmarrë kundër shefes! I riu i vendos drogë në makinë

Shefi italian i policisë përdor shqiptarin për…

Shefi i policisë, Salvatore Furci është arrestuar në Itali pasi kishte vendosur kokainë në makinën e Vismarës. Në bashkëpunim me shqiptarin Mariglen Memushin vendosën sasinë e drogës në mjetin e shefes Lia Vismara.

Furci kishte përdorur shqiptarin për të vendosur drogën në makinë të komandantes Vismara për tu hakmarrë pasi shefja nuk e kishte kaluar në fazën e provës. Refuzimi që Visamara i bëri nuk e lejonte Furcin që të emërohej shef trafiku në një qytezë pranë Milanos.

Hetuesit më pas identifikuan bashkëpunëtorin Mariglen Memushi dhe zbuluan me anë të zërit se kishte qënë shqiptari ai i cili kishte telefonuar policinë. Gjithashtu dhe shqiptari ra në prangat e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit