Shefi perfekt iu jep punonjësve të tij 3 ditë pushime në javë

Shefi perfekt iu jep punonjësve të tij…

Të punosh 4 ditë në javë është shumë herë më produktive sesa të punosh 5 ose 6 ditë në javë. Në këtë përfundim ka dalë një punëdhënës në Zelandën e Re.

Andrew Barnes, biznesmeni dhe themeluesi i kompanisë Perpetual Guardian në Zelandën e Re, e testoi njëherë në fillim këtë model pune dhe vuri re se stafi ishtë me i lumtur dhe produktiv, raporton Daily Mail.

Denis Moriarty, shefi i ndërmarrjes, ka provuar një javë punë katër-ditore që nga muaji gusht dhe thotë se dita shtesë e pushimit i ka bërë punonjësit të jenë më produktivë.

“Nuk ka shanse të kthehemi me modeline mëparshëm me 5 ditë punë. Stafi tani është më i mirë më produktiv. Ata kalojnë më shumë kohë me familjen, ose merren me një hobi të ri.” – tha shefi Moriarty.

Gjithashtu ka dhe nga ato kompani që operojnë në katër ditë në javë por me orë më të gjata, por Moriarty thotë se nuk është mirë për punëtorët të punojnë me orë të gjata. Ai tregon se tani rroga nuk ka ndryshuar aspak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit