Shefi-punonjësve: Mos i karikoni telefonat në zyrë se na harxhoni energjinë elektrike

Shefi-punonjësve: Mos i karikoni telefonat në zyrë…

Një shef mjaft i zemëruar u la një shënim punonjësve të tij duke u thënë atyre të ndalonin karikimin e telefonave të tyre në zyrë sepse është ‘vjedhje e energjisë elektrike’. Mesazhi u shpërnda në Reddit dhe në përshkrim shkruhej: “Një nga seritë e pafundme të shënimeve injorante të lëna nga shefi im”.

Në shënimin e plotë thuhej: “Askush nuk ka të drejtë të ‘karikojë’ asnjë telefon celular ose pajisje të tjera elektronike në këto ambiente. Është vjedhje e energjisë elektrike dhe në fund të muajit mund të shihni se është bërë një zbritje nga rroga juaj. Telefonat duhet të fiken.”

Teksa aktualisht nuk dihet saktësisht se nga erdhi shënimi dhe kur është postuar, por më e pakta që mund të thuhet është se më të vërtetë është tejet tronditës. Disa punonjës mund të kërkojnë punë tjetër pasi të kenë lexuar një shënim të tillë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit