COVID-19/ Silva Bino kërkon 'Lockdown': Vendi të mbyllet sërish gjatë fundjavave!

COVID-19/ Silva Bino kërkon ‘Lockdown’: Vendi të…

Për aq kohë sa nuk ka njeri që ta lidhë ajo është e lirë të thotë ç’të dojë…\

Dhe hop, propozon sërish kthimin e kufizimit të lëvizjes gjatë fundjavës.

Askush tjetër veç Shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, që sot bëri deklaratën “bombë”.

Ajo thotë se, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me COVID, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava.

Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh.

Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”,- tha ajo.

Bino nuk u shfaq optimiste lidhur me reduktimin e rasteve të reja në javët e ardhshme.

Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura.

Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”,- tha ajo.

Sipas saj, masat më të mira parandaluese mbeten distancimi fizik dhe gjurmimi i kontakteve të të prekurve.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit