Shefja tek ‘Shefqet Ndroqi’ nxjerr blof ministrinë: Kam 210 të shtruar! Shumë pacientëve tamponi u del negativ sepse...

Shefja tek ‘Shefqet Ndroqi’ nxjerr blof ministrinë:…

Deklarata që hedhin hije të forta dyshimi mbi Ministrinë e Shëndetësisë, vijnë nga vetë bluzat e bardha.

Vetëm dje, Ministria në buletinin ditor, deklaroi se në dy spitalet Covid po marrin shërbim 112 pacientë, ku 18 janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Por, shefja e Pneumologjisë tek spitali Shefqet Ndroqi, Silvana Bala, hedh thotë se numri i të infektuarve është tejet më i lartë.

Ajo thekson se ka 210 pacientë të shtruar, që kanë probleme pneumologjie.

Sipas pamjeve, ata e kanë virusin në mushkëri. Bala sqaron gjithashtu se shumicës prej këtyre personave, tamponi i kryer u del negativ.

Sipas saj, kjo vjen sepse këtyre pacientëve virusi u ka kaluar në mushkëri, dhe nuk e kanë më në rrugët e frymëmarrjes, aty ku merret sekrecioni për të kryer testimin.

 “Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi. Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme të mushkërive janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Ndërkohë, specialistët tek “Shefqet Ndroqi” thonë se tek urgjenca e këtij spitali paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe gjymsa e tyre shtrohen.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit