Shehi: Rama ka groposur institucionet ligjore, të ndërhyjnë ndërkombëtarët!

Shehi: Rama ka groposur institucionet ligjore, të…

Shembja e teatrit në një orar të papërshtatshëm dhe në një situatë të emergjencës është e papranueshme dhe ilegjitime për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.

Në një intervistë për RTV Ora ai shprehet se Rama i ka groposur institucionet ligjore.

Sipas tij, prishja e teatrit duhet të shërbejë si një alarm për ndërkombëtarët tek të cilët, Shehi kërkon të vijnë dhe të analizojnë situatën në Shqipëri.

Dashamir Shehi tha:

Një humbje të madhe kemi pasi kjo qeveri bën sikur smerr vesh. Nuk ndalon përpara asgjëje. Është në vazhdën e shumë gjërave të tjera që ka bërë. Këtu nuk ka më institucione ligjore. Mblodhi një Këshill Bashkiak që nuk ishte as këshill. Politika ka humbur institucionet dhe pushtetin lokal. Politika ka humbur turpin. Edhe sikur ky të ishte vendimi më i drejtë, nuk ka një kohë më të qetë për ta prishur përveçse kjo e pandemisë. Ky qenka halli më i madh tani. Kjo do shembet thjeshtë për të thënë se u prish. Nuk është një turp i madh për këto njerëz. Nëse ka pasur një kauzë civile ndër vite ka qenë kjo. Qytetarët duhet të reagonin më shumë. Sot kam parë me mijëra njerëz për këtë çështje. Ka pasur një reagim popullor duke marrë parasysh që ata nuk janë as pjesë e këtij teatri.

Ky njeri ja ka sjellë në majë të hundës qytetarëve. Ajo që them unë do të bëhet deri në fund. Ai ushtron absolutizmin. Nga e gjithë kjo histori kjo tregon tendencën për tu përplasur me palën tjetër për t’i treguar se unë jam më i forti. Ky shkoi në mënyrë abuzive për të prishur teatrin në orën 4 të mëngjesit. Kemi nevojë për të mbledhur të gjitha forcat rreth vetes, nga shoqëritë civile, sindikatat dhe qytetarët. Kjo e keqe që kemi përballë, pa e larguar atë dhe grupin e tij nuk mund ta çlirojmë dot Shqipërinë. Jemi përpara një situate shumë të rëndë që po agravon përditë. Kush bën sikur nuk e shikon, kjo tregon që kanë probleme me veten dhe jo me opozitën. Ne nuk duam që të na bashkohen persona që kanë inat opozitën. Për atë aktin e tij që ndërmori gjatë natës, këtë akt e bëjnë vetëm talebanët. Unë kam bindjen që ndërkombëtarët do ndërhyjnë. Ne nuk kemi zënë mend. Edhe ky leksion i fundit i ka njohur ndërkombëtarët se me të cilin kanë të bëjnë. Stabiliteti me Ramën i ka groposur institucionet. Kur të largohet ky, nuk do të lejë asgjë prapa. Unë do t’i ftoja të huajt që të analizojnë situatën në Shqipëri. Ky e ka përdorur këtë situatë duke marrë parasysh që ndërkombëtarët nuk e kanë mendjen në këtë situatë pandemie. Edhe qytetarët nga rrethet nuk mund të vijnë pasi nuk lëvizin dot për shkak të pandemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit