Shembën bashkë me Lali Zdromsin natën Teatrin, Parlamenti Europian, 'shuplakë' Ramës...

Shembën bashkë me Lali Zdromsin natën Teatrin,…

U duk sikur çdo gjë u mbyll dhe gjithë vrulli dhe mllefi i qytetarëve për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar u fik, por Europa nuk harron kollaj…

Pikërisht sot kur ka kaluar mbi një muaj nga prishja e godinës së TK-së, Parlamenti Europian bashkë me 15 kushtet shtesë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, i ka futur Edi Ramës “këmbët në një këpucë” edhe për çështjen e Teatrit.

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian, ndër të tjera u diskutua çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Komisionit, Angelina Eichorst, u shpreh se, i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera, përfaqësuesja e Komisonit theksoi se, shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars, duke iu referuar reformës zgjedhore.

Ndërsa eurodeputetja Geneoveva Calavera, theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit