Shemben mineralet në tunelin e Martaneshit, ndërron jetë minatori 29-vjeç, plagoset shoku

Shemben mineralet në tunelin e Martaneshit, ndërron…

Një incident ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të marte në galerinë e minierës në Thekën të Martaneshit, ku një minator ka ndërruar jetë dhe i lënduar ka mbetur kolegu i tij.

Armand Peshku 29-vjeç ishte duke punuar me vagonin e minierës së bashku me Hajdar Balën, kur një masiv me minerale u shkëput nga miniera dhe i zuri poshtë. Fatkeqësisht nga plagët e marra 29-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Bala është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Që nga fillimi i vitit është raportuar për disa incidente në minierat e vendit, ndërsa mungesa e mbrojtjes në punë vë punonjësit e galerive çdo ditë në luftë me vdekjen.

Bulqizë /informacion paraprak. Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit