Shembet rruga në Lezhë, izolohen 570 banorë të Fushë-Krujës

Shembet rruga në Lezhë, izolohen 570 banorë…

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga Lezhë, Kallmet është shembur pjesërisht gjatë natës.

Sipas informacioneve për mediat, shembja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rraboshtë.

Siç duket edhe në foto, një pjesë anësore e rrugës ka pësuar rrëshqitje dhe ajo momentalisht është izoluar dhe është pjesa është bërë e pakalueshme për mjetet.

Po ashtu, rruga që lidh fshatrat Kroi i Madh, Bruz mal, Bruz Zalle, Rreze me pjesën tjetër të vendit është bllokuar dhe është e pakalueshme.

Kjo ka ndodhur për shkak të rrëshqitjes së madhe të dherave dhe gurësve si pasojë e reshjeve të shiut.

Mësohet 570 banorët e këtyre fshatrave janë të bllokuar. Ata mund të kalojnë vetëm përmes rrugës së Bovillës, po edhe ajo është shumë e amortizuar.

Deri në këto momente Bashkia nuk ka ndërhyrë për të rregulluar gjendjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit