Shembet rruga në Sarandë, gropa 3 metra e thellë

Shembet rruga në Sarandë, gropa 3 metra…

Banorët e lagjes nr.1 në Sarandë kanë mbetur të izoluar ditën e sotme për shkak të shembjes së rrugës. Ata janë ankuar më herët në bashkinë e qytetit pasi kishin vënë re plasaritje në rrugë, por askush nuk i kishte kushtuar vëmendje derisa rruga u shemb duke rrezikuar jetën e banorëve dhe duke lënë shumë makina të bllokuara.

Sipas banorëve rruga që është shembur ndodhet pranë një pallati në ndërtim dhe shkak për shembjen janë bërë pikërisht themelet e këtij pallati. Rruga kishte rreth dy muaj e plasaritur dhe bashkia e kishte vendosur një file betoni sa për ta mbuluar.

Duhej te shembej rruga, të bëhej një gropë e madhe e thellë mbi tre metra që bashkia të “rikonstruktonte” dëmin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit