Shembja e Çadrës së Cirkut Kombëtar, ministrja e Kulturës: Po punojmë për një plan afatgjatë

Shembja e Çadrës së Cirkut Kombëtar, ministrja…

Pas shembjes së Çadrës së Cirkut Kombëtar, ka ardhur edhe reagimi I ministres së Kulturës, Elva Margariti. Kjo e fundit është shprehur se po punon për një shtëpi të re për artistët. Ndërkohë cirku u shemb ditën e djeshme nga përmbaruesit, teksa vendimi është marrë nga gjykata pa qenë prezente përfaqësia e tyre.

Reagimi i Plotë:

Në këto momente të vështira, për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi në krahun e tyre jo vetëm si përkrahës por edhe për gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor në bashkëpunim edhe me bashkinë e Tiranës, edhe ministrinë e Arsimit, do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevjshme për ta.

Stërvitjes dhe studiove për brezin e ri, përveç hartimit të një plani afatshkurtër që puna e tyre të mos ndërpritet por të vijojë jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Po punojmë për një plan afatgjatë, për një shtëpi të re për artistët dhe publikun. Jam besim plotë se si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, do të mund të gjejmë një zgjidhje edhe për cirkun kombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit