Shembja e Librazhd-Pogradec detyron mësuesit e mjekët të ecin 30 minuta në këmbë çdo ditë, ARRSH ende pa zgjidhje

Shembja e Librazhd-Pogradec detyron mësuesit e mjekët…

Dhjetëra mësues, infermierë dhe mjekë në disa zona të juglindjes së vendit përballen çdo ditë me vështirësi serioze për të mbërritur në vendet e tyre të punës, për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, e cila prej disa ditësh është bërë e pakalueshme.

Ata udhëtojnë me mjete të ndryshme deri disa kilometra larg pikës ku ka ndodhur shembja. Më pas detyrohen të ecin rreth 30 minuta në këmbë dhe, në zonën e dëmtuar, kalojnë me shumë vështirësi në anën tjetër të rrugës, drejt Pogradecit. Atje i pret një mjet tjetër transporti, i cili i dërgon deri në destinacionet përkatëse të punës.

Të njëjtat peripeci i përballojnë edhe në kthim, ndërsa gjithçka tregon se kjo do të mbetet një rutinë e përditshme për një kohë të gjatë.

Ndërkohë ARRSH ka deklaruar se aktualisht nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes, pasi po vijojnë studimet teknike në terren. Për momentin është ndërtuar një rrugë provizore rreth 1.3 kilometra buzë Shkumbinit me qëllim zgjidhjen provizore të qarkullimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit