
Një ndërtesë 12-katëshe është shembur papritur në Surfside të Florida-s, duke lënë të paktën 12 persona të plagosur, dy prej tyre janë në gjendje kritike, 3 viktima si dhe 99 persona të zhdukur nënë rrënoja.
Është e paditur saktësisht se sa qiradhënës ndodheshin në pjesën e ndërtesës së apartamenteve që u shembën, kur ndodhi katastrofa.
Sipas Departamentit të Zjarrit të Qarkut Miami-Dade, 35 persona janë shpëtuar deri më tani.
Shpëtimi i një djali të vogël u regjistrua në video, raporton ABC NEWS dhe Miami Herald.
Ajo që ndodhi në ndërtesën e apartamenteve “është e paimagjinueshme”, tha Daniela Levine Kava, kreu i autoriteteve të qarkut, duke folur për një “makth të tmerrshëm”.
Ndërtesa, e cila ndodhet shumë afër detit, është ndërtuar në 1981 dhe kishte 136 apartamente. Në pjesën që u shemb – për arsye ende të paqarta – ishin 55 prej këtyre apartamenteve.
Sipas znj. Livine Cava, “102 persona janë identifikuar (…) dhe janë të sigurt”, por “ne ende nuk kemi ndonjë lajm për të paktën 99 persona”.