Shembja e Teatrit/ Aktori nxjerr të pathënat: Artistët e tërhequr janë kërcënuar

Shembja e Teatrit/ Aktori nxjerr të pathënat:…

Aktori Naum Shundi, i ftuar pasditen e sotme në emsionin “Kjo javë”  ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha se ky veprim ishte vetëvrasje politike për Edi Ramën.

Sipas tij, artistët që thanë se janë pro shembjes së godinës së Teatrit, janë kërcënuar ose joshur nga pushteti.

Këtu kur ndërhyn politika, gjithçka bëhet pis. Kjo është e vërtetë. I pari e nisi kryeministri hicc i nderuar Edi Rama. Nxorri filan aktor jam pro prishjes, filan aktor thoshte po ashtu. Kjo është luftë klasesh në vitin 2020. Mor zotëri, ai të thotë çfarë të dojë, unë jam unë. Kjo është e poshtër. Kjo është politikë e ndyrë për të krijuar përçarje.

Të prishësh në 4:30 të mëngjesit një tempull të tillë, kur brenda ka aktorë, vetëm diktatorët e bëjnë. Kjo është tentativë vrasjeje. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar në SPAK për këtë ccështje akuzën për tentativë vrasjeje. Nuk e prisja prishjen e godinës, pasi mbrojtja që bëri Europa Nostra ishte një shtysë për ne të gjithë. Një godinë kulturore dhe Rama e Veliaj shkojnë e prishin. Është gënjeshtër ajo që duan të bëjnë një teatër të ri. Kanë hall të madh dhe është paraja halli.

Nuk gjykoj njeri për deklaratat e artistëve, por janë tërhequr ose nga joshja ose nga kërcënimi. Janë një pjesë artistësh që kanë përfituar. I di me emra këta unë. Ka një pjesë tjetër që janë qen të rrahur që këlysh që kanë lepurin në bark, që thonë obobo nuk mund të jem dot kundër qeverisë unë. Vazhdon diktatura, sepse 50 vjet ka lënë gjurmë. Di emra konkretë, por nuk i them, sepse është e pamoralshme.

Kam besim tek SPAK, që të dënojë përgjegjësit. Nëse SPAK është i pavarur, atëherë mund të kemi zhvillime shumë pozitive për Teatrin, në rast të kundërt, vërtetohet se qeveria e ka kapur SPAK-un”, tha Shundi.

Nuk jam kundër ndërtimit të Teatrit të ri, por jemi kundër prishjes së kësaj godine. Bëje godinën e re, por mos e prish ekzistuesen. Ai i gjati tha se do të shembë parlamentin e parë shqiptar, ka rrezik do i hyjë Muzeut, ka rrezik i hyn Galeritë të Arteve, nëse vazhdon të jetë në pushtet. Edi Rama të mos e teprojë, sepse kthehet në boomerang. Jam fyer rëndë si aktor me prishjen e godinës dhe prandaj as në zgjedhje nuk shkoj. Për mendimin tim kjo ka qenë vetëvrasja politike e Edi Ramës dhe besoj se elektorati nuk do jetë më me të”, përfundoi Shundi. /cna.al

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit